Lionel Messi nuk ka të ndalur në MLS.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë e pati një tjetër natë magjike në Miami, shkruan Gazeta Express.
Argjentinasi shkëlqeu në fitoren 3:1 të Interi Miamit ndaj Nashville.
E ishin pikërisht mysafirët që kaluan të parët në epërsi kur Negri shënoi autogol qysh në minutën e dytë.
Por, më pas ishte Messi shoë.
Fillimisht argjentinasi realizoi në minutën e 11-të pas asistit nga Luis Suarez.
Më pas, në minutën e 39-të, ai asistoi për Sergio Busquetsin që shënoi për 2:1.
E në minutën e 81-të Messi realizoi nga penalltia për 3:1.
Me këtë fitore, Inter Miami vazhdon të prijë në Konferencën Lindore me 18 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...