Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka kritikuar ashpër mesfushorin brazilian Arthur Melo, duke e quajtur atë të padisiplinuar për shkak se refuzoi të kthehej nga Brazili për t’iu bashkuar shokëve të skuadrës në përgatitjet e tyre për Ligën e Kampionëve.
Arthur – i cili është shitur në Juventus në një marrëveshje shkëmbimi për Miralem Pjanicin që do të vijë në drejtimin e kundërt – e njoftoi Barçën se nuk do të kthehet nga Brazili për t’i ndihmuar në Ligën e Kampionëve që rinis këtë muaj, pavarësisht se detyrohet me kontratë, transmeton Gazeta Express.
Barcelona pritet ta gjobisë atë ashpër dhe presidenti i klubit thotë se vendimi i brazilianit është i papranueshëm dhe akti jodisiplinor.
“Është e papranueshme, është një akt jodisiplinor sepse ai nuk e ka asnjë arsye ta justifikojë moskthimin tek bashkëlojtarët tani që ne do të luajmë në Ligën e Kampionëve”, tha Bartomeu për Sport.
“Do të ketë sanksione dhe gjobë”, nënvizoi ai.
“Ai nuk e dha asnjë arsye, vetëm tha se ishte vendimi i tij dhe se është në Brazil dhe nuk do të kthehet”, shtoi ai.
Arthur i bashkohet Juventusit pasi të përfundojë sezoni edhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa Pjanic do të kalojë në Barcelonë në të njëjtën kohë. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...