Krisa Caushi dhe Tiri Gjoci vijojnë që të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas mbarimit të “Big Brother VIP 4”
Çifti i njohur, që vendosën që në shtëpinë më të famshme në Shqipëri të hynin si banorë veçmas dhe jo bashkë, janë herë pas here pjesë e mediave rozë.
Së fundmi u bë viral një lajm që ata janë ndarë, por ajo që mori më shumë vëmendjen ishte fakti që thuhej se ‘është zbuluar lidhja e fshehtë mes Loredanës dhe Tirit’.
I pari që ka reaguar në lidhje me këtë ka qenë këngëtari i njohur, i cili duket se e ka marrë me sportivitet dhe ka bërë një postim në “Instastory”.
Ai e publikuar këtë lajm dhe e ka shoqëruar me një këngë të tij, “Lamtumirë”.
“Lamtumirë dashnia ime me dhimbje n’zemër e them, mbase janari për ne prapë vjen”, thuhet në tekstin e këngës. Ndërkohë Tiri ka etiketuar edhe partneren e tij.
Krisa e ka ripostuar këtë dhe bashkëngjitur me të shkruan:
“I pabesë”, e shoqëruar edhe me një emoji duke qeshur.
Me këto postime ata lanë të kuptojnë se mes tyre çdo gjë është në rregull dhe nuk është aspak i vërtetë lajmi për ndarjen e tyre.