I nxehti afrikan rikthehet në Kosovë, ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme - Gazeta Express
string(86) "i-nxehti-afrikan-rikthehet-ne-kosove-ky-eshte-parashikimi-i-motit-per-javen-e-ardhshme"

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 20:32

I nxehti afrikan rikthehet në Kosovë, ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 20:32

Java e ardhshme pritet të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikane, të cilat shoqërohen me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të ketë vapë të fortë dhe rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Tutje është kërkuar hidratim dhe shmangie e ekspozimit në diell nga ora 11:00 deri në 17:00.

Të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të sillen rreth 14 – 18°C, ndërsa ato maksimale nga 33 – 37°C.

Të martën do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale nga 12 – 17°C, ndërsa maksimalet nga 31-35°C.

Edhe të mërkurën do të mbajë mot i njëjtë me temperatura pothuajse të njëjta.

E enjtja karakterizohet me mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale: 13 – 17°C. Ndërsa, maksimalet: 31-35°C.

Të premten parashihet të ketë vranësira të pakta për rreth relievit malor. Temperaturat minimale: 13-17°C. Temperaturat maksimale: 31-35°C.