I nxehti afrikan prek vendin, mësoni si pritet të jetë moti ditën e sotme - Gazeta Express
string(72) "i-nxehti-afrikan-prek-vendin-mesoni-si-pritet-te-jete-moti-diten-e-sotme"

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 9:39

I nxehti afrikan prek vendin, mësoni si pritet të jetë moti ditën e sotme

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 9:39

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të motit, temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 41 gradë Celsius ndërsa ato minimale 18-25 gradë.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.