I nominuari i Trump për ambasador në Berlin ish -koloneli që e kishte fituar Medalen e Kosovës - Gazeta Express
string(93) "i-nominuari-i-trump-per-ambasador-ne-berlin-ish-koloneli-qe-e-kishte-fituar-medalen-e-kosoves"

I nominuari i Trump për ambasador në Berlin ish -koloneli që e kishte fituar Medalen e Kosovës

Gazeta Express

02/08/2020 10:39

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nominuar për ambasador në Gjermani, kolonelin e pensionuar, Douglas Macgregor.

Macgregor që pritet të zëvendësojë Richard Grenellin në kryeqytetin gjerman, ka qenë i kyçur drejtpërdrejtë në fushatën e bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë dhe bashkëpunëtor tepër i ngushtë i gjeneralit Wesley Clarck.

Lexo Edhe:

Macgregor konsiderohet si një ekspert i çështjeve që ndërlidhen me sigurinë dhe strategjinë.

Përzgjedhja e Trump për Ambasador në Gjermani duhet të konfirmohet nga Senati, ku Partia Republikane e Trump ka shumicën.

Macgregor është nderuar edhe me “Kosovo Campaign Medal”, një çmim ushtarak i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  të cilin kishte vendosur ta ndante presidenti Bill Klinton më 3 maj të vitit 2000.

Medalja përfshinë shërbimin ushtarak të kryer në Kosovë që nga 24 marsi i vitit 1999 deri më 31 dhjetor të vitit 2013./Express/