I njohur si "mbreti" shqiptar i kokainës, dënohet me 20 vite burg Dritan Rexhepi - Gazeta Express
string(77) "i-njohur-si-mbreti-shqiptar-i-kokaines-denohet-me-20-vite-burg-dritan-rexhepi"

I njohur si “mbreti” shqiptar i kokainës, dënohet me 20 vite burg Dritan Rexhepi

Shqiperi

Gazeta Express

12/12/2022 13:44

Dritan Rexhepi i njohur si “mbreti” shqiptar i kokainës është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Firences, sipas “La Nazione”.

Aktualisht Rexhepi është i burgosur në Guayaquil, Ecuador, i akzuar si bosi i kartelit shqiptar të drogës me veprim në Ekuador e quajtur “Kompania Bello”.

Lexo Edhe:

Karteli shqiptar i drogës, drejtuar nga Rexhepi importonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut, Ekuadori, drejt Italisë e rajonit të Toskanës përmes një rrjeti trafikantësh në të gjithë botën.

Hetimet e operacionit i cili u ekzekutua në shtator të 2020, nisën më vitin 2015 kanë zgjatur rreth 5 vite duke cuar në sekuestrimin e 5 milionë e gjysmë euro e rreth 4 tonë kokainë.

/Gazeta Express