I nguli thikën në zemër pas konfliktit për rrugën e makinës, identifikohet dhe arrestohet autori i vrasjes së 34-vjeçarit, në Durrës - Gazeta Express
string(130) "i-nguli-thiken-ne-zemer-pas-konfliktit-per-rrugen-e-makines-identifikohet-dhe-arrestohet-autori-i-vrasjes-se-34-vjecarit-ne-durres"

I nguli thikën në zemër pas konfliktit për rrugën e makinës, identifikohet dhe arrestohet autori i vrasjes së 34-vjeçarit, në Durrës

Gazeta Express

19/09/2020 17:11

Arbër Koti është autori i vrasjes së Idajet Dullës në zonën e Plepave në Durrës, i cili është arrestuar nga shërbimet e policisë.

Arbër Koti, shofer i një fugoni është konfliktuar me viktimën Idajet Dulla, 34-vjeç, ky i fundit i cili ishte me makinën e tij personale, për çështjen e rrugës ku kalojnë makinat.

Lexo Edhe:

Pas konfliktit Arbër Koti i ka ngulur thikën në zemër Idajet Dullës duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Më pas viktima është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit, ndërsa policia është duke vijuar punën për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.