I ngarkuari i përkohshëm me punë i Rusisë – shefi i misionit të ambasadës në Poloni – ka hedhur poshtë pretendimet se dronë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore polake.
“Ne besojmë se pretendimet janë të pabaza. Nuk ka pasur prova se këta dronë janë me origjinë ruse”, i tha Andrey Ordash agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.
Ai gjithashtu i tha agjencisë se është thirrur në ministrinë e jashtme polake pasi dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake./Express/