Suksesin e kombëtares së Kosovës, duke arritur në Play Off të Kupës së Botës, sot, qeveria në detyrë e shpërbleu me 250 mijë euro.
Në rast të suksesit të mëtejmë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, premtoi edhe shpërblim deri në 1 milion euro në rast të kualifikimit në këtë kampionat.
Megjithatë, Kurti, gjatë hedhjes në votim të këtij propozimi, kombëtares së Kosovës, s’iu referua si e tillë, porse si ‘’klub futbollistik’’.
‘‘Është shqyrtimi i propozim vendimit për ndarje buxhetore për klubin futbollistik Kosova për çfarë e ftoj ministrin e Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Muratin që ta merr fjalën’’, tha ai. /GazetaExpress
Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...