string(87) "i-mungoi-gjyshja-yamal-spranoi-te-bente-foto-duke-e-nenshkruar-kontraten-e-re-me-barcen"

Futboll

Gazeta Express

28/05/2025 14:30

I mungoi gjyshja, Yamal s’pranoi të bënte foto duke e nënshkruar kontratën e re me Barçën

Futboll

Gazeta Express

28/05/2025 14:30

Lamine Yamal e nënshkroi mbrëmë një kontratë të re me Barcelonën, e cila do të zgjasë deri në vitin 2031.

Mirëpo, ajo që ra në sy ishte se në faqen e gjigantit katalunas nuk u publikua asnjë foto e vazhdimit të kontratës nga ana e super-yllit spanjoll.

E mediumi spanjoll “Diario Sport” i ka zbuluar arsyet se përse munguan fotot e nënshkrimit të kontratës nga ana e 17 vjeçarit, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, kampioni i Evropës me Spanjës nuk pranoi të bënte foto duke e nënshkruar kontratën e re me Barcelonën pasi prezente në këtë ceremoni nuk ishte gjyshja e tij, me të cilën është mjaft i lidhur.

Madje, thuhet se ishte kërkesë e vetë futbollistit që ta shtynte bërjen e fotos duke e nënshkruar kontratën.

‘Lamine, një person i lidhur ngushtë me familjen e tij, insistoi që ta bëjë njërën prej fotove më të rëndësishme të jetës së tij me njërin prej njerëzve më të dashur dhe më të rëndësishëm në familjen e tij. Më saktësisht gjyshen e tij Fatima, e cila është nëna e babait të tij”, shkroi “Sport”.

Me Fatiman që nuk ishte në gjendje ta bënte foton mbrëmë, përfaqësuesi spanjoll kërkoi kohë derisa të bëhet kjo e mundshme. /Gazeta Express