I moshuari po ecte anës rrugës, e merr përpara makina e të riut - Gazeta Express
string(62) "i-moshuari-po-ecte-anes-rruges-e-merr-perpara-makina-e-te-riut"

Gazeta Express

05/07/2020 22:51

I moshuari po ecte anës rrugës, e merr përpara makina e të riut

Gazeta Express

05/07/2020 22:51

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të fshatit Zhupan në Fier, ku një makinë ka marrë përpara një këmbësor.

Viktima, 64 vjeçar, po ecte në anë të rrugës në momentin kur është përplasur nga makina që po drejtohej nga një 25 vjeçar me incialet K.F.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë: 

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, mjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P.M

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Express