Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq Gazmir Preçin, ish shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Durrës.
Preçi, i cili u arrestua më 15 gusht të vitit të kaluar, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në përfundimin e hetimeve ka rezultuar se i pandehuri Gazmir Preçi i ka kërkuar dhe marrë një shumë monetare në vlerën 10,000 (dhjete mijë) euro shtetasit B.T, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shtetas shqiptarë e të huaj.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...