string(93) "i-mbijetuari-i-masakres-se-dubraves-u-vrane-me-dhjetera-shqiptare-iu-shkonte-koka-aty-per-aty"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 7:29

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës: U vranë me dhjetëra shqiptarë, iu shkonte koka aty për aty

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 7:29

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Isak Shabani, ka rrëfyer tmerrin të cilin të burgosurit shqiptarë e përjetuan nga 19 deri më 23 maj.

Ai tha se më 19 maj ka filluar bombardimi, të cilin e quajti të rastësishëm, e që sipas tij, i pari që u sulmua ishte pavijoni C, ku u vranë dy shqiptarë.

“Më 19 maj ka filluar bombardimi. Ishte i befasishëm. Kanë qenë disa pavijone. Ka qenë pavijoni C, ku në momentin që është gjuajtur me granatë, kanë vdekur dy të burgosur shqiptarë”.

“Pastaj në pavijonin tjetër ku ishim në numër më të madh ne të burgosurit politikë, atë s’e kanë gjuajtur por kanë gjuajtur në objektet jashtë burgut. Në ato momente, nga krisma e atyre raketave, të gjitha dritaret janë thyer”, tha Shabani në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, Shabani tha se pullazet e Burgut të Dubravës ishin të gjitha me beton dhe se kur raketat binin mbi to, pjesët e betonit kanë vrarë afro 20 shqiptarë.

“Askush nuk e përmend fort, por pullazet e burgut ishin të gjitha me beton dhe kur raketa binte në pjesën e betonit, ajo u shpërndante dhe pjesët e raketave kanë vrarë afro 20 shqiptarë. Aty kemi pasur rastin kur dikujt i ka shkuar koka, dora, këmba”, tha ai.