I mbijetuari i Masakrës së Abrisë: Në ekspozitën për masakrat, ajo e Abrisë kishte informacione jo të sakta - Gazeta Express
string(105) "i-mbijetuari-i-masakres-se-abrise-ne-ekspoziten-per-masakrat-ajo-e-abrise-kishte-informacione-jo-te-sakta"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 8:45

I mbijetuari i Masakrës së Abrisë: Në ekspozitën për masakrat, ajo e Abrisë kishte informacione jo të sakta

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 8:45

Ekspozita e hapur më 24 mars në sheshet e Prishtinës, në përkujtim të masakrave të kryera nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës, doli  se ka goxha pasaktësi, për çka edhe u anulua nga Komuna e Prishtinës.

I mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Besnik Deliu, në emisionin “Ora Shtatë” deklaroi se pavarësisht se kjo masakër ishte e përfshirë në ekspozitë, sipas tij, kishte shumë mospërputhje, transmeton Klankosova.

“Ka pasur informata jo të sakta, në ekspozitë thuhet se janë vrarë vetëm 17 persona, ndërsa në realitet janë vrarë 23, dhe një foshnje, gjithsej 24 persona”, tha Deliu.

Ai shtoi se po ashtu pesë persona janë gjithsej të mbijetuar të asaj masakre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement