Alvaro Morata u zyrtarizua si lojtar i Milan teksa spanjolli firmosi një kontratë të vlefshme deri ë qershorin e vitit 2028, në të cilën ka edhe opsionin për të rinovuar me një tjetër vit. Sulmuesi do të marrë fanellën me numër shtatë, e cila në fakt nuk ishte e lirë pasi i përkiste Yacine Adli.
Megjithatë, francezi u tregua mirëkuptues dhe liroi numrin për Moratën teksa vetë tashmë do të mbajë numrin 94. Pas këtij gjesti, Morata nëpërmjet rrjeteve sociale falenderoi shokun e ri të skuadrës.
“Ne nuk njihemi ende, por bëre një gjest të bukur për mua. Faleminderit. Do të shihemi së shpejti”, shkruan Morata në Instagram.