“I like it” quhet kënga më e re e Ledri Vulës dhe Lumi B
Dyshja e reperëve kanë lansuar sot bashkëpunimin e tyre pikërisht në ditëlindjen e reperit kosovar.
Madje me shaka ata kanë ndërruar emrat derisa kënga është lansuar në kanalin zyrtar të Lumi B në YouTube.
E në këngë në vend të Ledri Vula është Lum Vula kurse në vend të Lumi B është Ledri B.
Kënga është me një vallëzim seksi të disa vajzave derisa në këngë nuk mungojnë edhe shprehjet eksplicite. /GazetaExpress/