I lidhi vaksinat anti-Covid me AIDS-in, Bolsonaros i fshihen videot në Facebook e YouTube - Gazeta Express
string(88) "i-lidhi-vaksinat-anti-covid-me-aids-in-bolsonaros-i-fshihen-videot-ne-facebook-e-youtube"

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 9:35

I lidhi vaksinat anti-Covid me AIDS-in, Bolsonaros i fshihen videot në Facebook e YouTube

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 9:35

Faqet e njohura, Facebook dhe YouTube, kanë fshirë nga platformat e tyre një video të Presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, në të cilën politikani i së djathtës ekstreme bëri një pretendim të pasaktë se vaksinat kundër Covid-19 janë të lidhura me zhvillimin e AIDS-it.

Këto dy kompani thanë se videoja, e cila u incizua të enjten, i ka shkelur politikat e tyre. “Politikat tona nuk lejojnë pretendime se vaksinat për Covid-19 vrasin ose lëndojnë seriozisht njerëz”, tha të hënën një zëdhënës i rrjetit social “Facebook”.

Lexo Edhe:

“YouTube” më vonë konfirmoi se e ka marrë masën e njëjtë. “Ne kemi larguar një video nga kanali i Jair Bolsonaros për shkeljen e politikës sonë rreth dezinformimit mjekësor sa i përket Covid-19 pas pretendimit se vaksina nuk e ul rrezikun për marrjen e sëmundjes dhe se ajo shkakton sëmundje tjera ngjitëse”, thuhet në deklaratën e faqes së njohur për video.

Sipas Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV-in dhe AIDS-in, vaksinat për Covid-19 që janë miratuar nga rregullatorët shëndetësorë janë të sigurta për shumicën e njerëzve, përfshirë ata që jetojnë me HIV, virus që e shkakton sindromin e njohur si AIDS, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Zyra e Bolsonaros nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës për koment jashtë orarit zyrtar. Në korrik, “YouTube” kishte fshirë video nga kanali zyrtar i presidentit brazilian, pasi ai kishte rekomanduar që njerëzit të përdornin hidroksiklorokinë dhe ivermectin kundër Covid-19, pavarësisht dëshmive shkencore se këto substanca nuk janë efektive për trajtimin e sëmundjes.