I lënduari nga aksidenti në Makovc të Prishtinës ndodhet në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(76) "i-lenduari-nga-aksidenti-ne-makovc-te-prishtines-ndodhet-ne-gjendje-te-rende"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 14:21

I lënduari nga aksidenti në Makovc të Prishtinës ndodhet në gjendje të rëndë

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 14:21

Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Makovc të Prishtinës.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për gazetën online Reporteri.net se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Makoc të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, deklaroi zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Rreth gjendjes shëndetësore të të lënduarit detaje kanë dhënë nga QKUK.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se gjendja e tij është e rëndë.

“Po, është duke u trajtuar tek ne. Gjendja e rëndë dhe jo stabile. Po kryhen ekzaminimet e nevojshme. Disa duhet të përsëriten dhe më pas transferohet në Mjekimin Intensiv Qendror”, deklaroi ai.