Gëzim Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje tha se faji për mbeturinat në Prishtinë është i Komunës dhe i Ndërmarrjes Pastrimi. Sipas tij, kjo e para është fajtorja kryesore, ndërsa kjo e dyta ka dështuar ta mbajë Prishtinën të pastër.
“Faji është i dyanshëm për shkak se e kemi një mendësi të LDK-së që udhëheq me Prishtiën. Është mendësi për bankrotimin e Pastrimit dhe dhënien tregut operatorëve privat”, tha Sveçla në Pressing.
“Në anën tjetër kemi vërejtje në menaxhmentin e Ndërmarrjes Pastrimi për shkak se për katër vjet nuk arritën me largu bërllokun prej Prishtinës. Veç këtë punë e kanë, me qenë Prishtina e pastër. Kemi dy fajtorë. Normal fajtori kryesor është komuna e Prishtinës sepse është përgjegjëse për shërbime, dhe në anën tjetër një menaxhment që ka dështuar që Prishtina të jetë e pastër”, tha ai.
“Viktimë janë qytetarët dhe punëtorët e Pastrimit që kanë filluar të bëhet politikë me ta”, tha ai.