Më 29 shtator 2025, dy shtetas turq, E.O. (29) dhe E.A. (22), u arrestuan në Shkup pasi u kapën duke marrë 40.000 euro nga H.Ç. (26), gjithashtu shtetas turk, përcjell TV21.
Viktima kishte raportuar se një person tjetër e kërcënonte për t’i marrë para, dhe më pas E.O. i kërkoi paratë. Të dy të arrestuarit mbahen në stacion policor, ndërsa kundër tyre pritet të ngrihet kallëzim.
tag_katrorimaqedoni_2