I keni ditur më parë këto për bebet e porsalindura? - Gazeta Express
string(50) "i-keni-ditur-me-pare-keto-per-bebet-e-porsalindura"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

03/04/2024 20:03

I keni ditur më parë këto për bebet e porsalindura?

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

03/04/2024 20:03

Të porsalindurit zakonisht flenë, hanë dhe bëjnë nevojat e tyre fiziologjike . Ndonjëherë ata bëjnë tinguj dhe lëvizje të çuditshme dhe marrin frymë në mënyrë të parregullt.

Mos u shqetësoni, shumica prej tyre janë normale.

Lexo Edhe:

Për shembull: Qajnë.

Të porsalindurit kështu komunikojnë. Të qash mund të nënkuptojë: “Unë jam i uritur”, “Unë kam një pelenë të lagur”, “Jam i lodhur” ose “Dua të më mbajnë në krahë”.

Më poshtë do të paraqesim dhe disa fakte të tjera që ndoshta nuk i keni ditur më parë

1-Lëkura e fëmijëve të porsalindur rripet jashtëzakonisht shumë në çdo pjesë të trupit sidomos në vitin e parë të lindjes.

2-Puçrrat e bebeve janë më së normale, mos i prekni ato!

3-Ato bëjnë fytyrë ‘të çuditshme’ teksa janë në gjumë.

4-Fëmijët e porsalindur i merr shpesh lemza.

5-Javët e para të lindjes, bebushat teshtijnë shumë.