Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar 13 persona në këtë komunë, të cilët janë hasur duke zhvilluar lojën e ndaluar të bixhozit, raporton Gazeta Express.
Pas një hetimi paraprak, njësitet policore kanë realizuar një aksion në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku dyshohej se ishte duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit.
Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina.
Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, përveç pronarit të lokalit i cili dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh. /Express/