“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese nga takimet”, deputeti i VV-së shpjegon pse e ka bërë këtë thirrje - Gazeta Express
string(123) "i-kam-lutur-ambasadoretqe-ta-kursejne-gjykaten-kushtetuese-nga-takimet-deputeti-i-vv-se-shpjegon-pse-e-ka-bere-kete-thirrje"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 21:17

“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese nga takimet”, deputeti i VV-së shpjegon pse e ka bërë këtë thirrje

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 21:17

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka sqaruar deklaratën e tij që ambasadorët mos të vizitojnë Gjykatën Kushtetuese, gjatë kësaj periudhe teksa gjykata e ka në procedurë lëndën e dekretit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Rrustemi tha se Gjykata ka një rast në procedurë, dhe për këtë ka kërkuar nga ambasadorët gjatë kësaj periudhe të kursejnë Gjykatën Kushtetuese.

“Ne jemi shumë të bindur që dekreti është në kundërshtim me Kushtetutën, besoj që gjykata do ta konstatoj”.

“Unë i kam lutur ambasadoret që në këtë periudhë, gjatë kohës sa Gjykata ka një rast në procedurë, unë thjesht i kam lutur që në këtë periudhë ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese në takime e vizita”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement