I ka paraqitur dorëheqjen Ramës? Flet Ministri i Brendshëm - Gazeta Express
string(57) "i-ka-paraqitur-doreheqjen-rames-flet-ministri-i-brendshem"

Gazeta Express

29/09/2020 10:32

I ka paraqitur dorëheqjen Ramës? Flet Ministri i Brendshëm

Gazeta Express

29/09/2020 10:32

Ministri i Brendshëm ka hedhur poshtë zërat se ai do të largohet nga posti. Sandër Lleshaj është shprehur se ai nuk i ka dhënë dorëheqjen kryeministrit, duke theksuar se zërat në fjalë janë të pavërteta.

Lexo Edhe:

Zoti ministër, zëra me peshë brenda ministrisë që drejtoni, por edhe nga zëra po ashtu të dala nga ekzekutivi, se ju i keni paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Kjo do të thotë në njëfarë mënyre se brenda dikasterit tuaj ka vartës tuaj që nëse ju përgënjeshtroni lajmin e dorëheqjes, provojnë përplasje brenda kësaj ministrie. Cila është e vërteta juaj?

Lleshaj: Burimet e informacionit duhet të jenë të besueshme. Nuk është fare e vërtetë siç e shikoni jam këtu me ju në postin e ministrit të brendshëm. Natyrisht ka kudo persona që për arsye të ndryshme mund të japin deklarata që s’kanë të bëjnë me të vërtetën.