I jepet leja: Vaksina Pfizer mund të përdoret edhe tek fëmijët 5 - 11 vjeç - Gazeta Express
string(71) "i-jepet-leja-vaksina-pfizer-mund-te-perdoret-edhe-tek-femijet-5-11-vjec"

I jepet leja: Vaksina Pfizer mund të përdoret edhe tek fëmijët 5 – 11 vjeç

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 23:37

Agjencia Europiane e Barnave EMA rekomandon vaksinimin e fëmijëve të moshave nga 5 deri 11 vjeç. Kjo agjenci publikoi këtë të Enjte një deklaratë online, ku rekomandonte përdorimin e dozave të prodhuar enkas për këtë kategori moshash nga firmat Pfajcer/Bajontek.

Aktualisht, dozat për këtë kategori po injektohen edhe vende si Izraeli e Shtetet e Bashkuara. Dozat për moshat nga 5 deri 11 vjeç kanë një përmbajtje të reduktuar prej 10 mikrogramësh në dallim nga ato për më të rriturit që janë 30 mikrogramëshe.

Lexo Edhe:

Mediat përllogarisin se numri i viktimave nga pandemia në gjithë Europën kapërceu këtë të Enjte 1 milionë e gjysmë, çka tregon se drejt paralajmërimit të OBSH’së për mbi 2 milionë viktima deri në Mars të vitit të ardhshëm po ecet me ritme të shpejta.

Shkak i shtimit të këtij numri është janë dyndjet në terapitë intensive që kanë futur në krizë sistemin shëndetësor gjerman, austriak, holandez, francez, grek e më gjerë.

Italia ashpërsoi masat duke ndaluar hyrjen e të pavaksinuarve në disa ambiente publike, teksa në këtë vend ka nisur të injektohet doza e tretë.