Ardian Osmani ka humbur jetën tragjikisht në një liqe në Gjermani. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij, derisa e ka konfirmuar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, raporton Express.
Ai ka shkruar se është shumë i pikëlluar për ndarjen tragjike nga jeta të Ardianit dhe se humbja e tij e papritur dhe e rëndë ka mërzitur të gjithë.
“Në këto çaste të vështira, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Dushkolli. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje!”, ka shkruar Bulliqi.
Dersia një familjar ka njoftuar se Ardiani ka humbur jetën tragjikisht në një liqe në Gjermani.