Me 27 shtator, duke filluar prej orës 20:00, Kino Armata shfaq filmin, “I Have Never Been on an Airplane”, nga regjisori Redon Kika.
Sinopsisi:
Tringa, Jeta dhe Atdheu nuk janë larguar kurrë nga Kosova. Të dënuar nga kufizimet e vizave,në të njëzetat e tyre, ata e kanë kaluar jetën duke e imagjinuar botën përmes ekraneve. Kur më në fund hipin në aeroplan për herë të parë, realiteti që ndeshin është larg prej asaj që kishin imagjinuar. Megjithatë diçka ndryshon. Në një hapësirë mes nisjes e kthimit, ata fillojnë ta kuptojnë se të rritesh nuk ka të bëjë me atë se ku shkon por kush bëhesh gjatë rrugës.
Redon Kika është aktor/regjisor nga Prishtina. Ai filloi të punonte në teatër që në moshë shumë të re, ku zhvilloi pasionin e tij për aktrimin. Që nga ajo pikë e tutje, ai punoi vazhdimisht në projekte të ndryshme teatrale në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai punoi në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Qendrën Multimedia, Teatrin Eksperimental LaMaMa NY, Teatrin Schlachthaus, Teatrin Oda, Dokufest, etj. Ai luajti në filmin e përzgjedhur të Festivalit të Filmit në Locarno “4 Pills at Night” në vitin 2021. Në vitin 2020 ai realizoi filmin e tij të parë të shkurtër “I Have Never Been on an Airplane”, verzioni i gjatë i të cilit pati premierën këtë vit në Dokufest.