I futi lekët në xhep, SPAK çon në gjyq babanë e kandidates së PSD-së - Gazeta Express
string(67) "i-futi-leket-ne-xhep-spak-con-ne-gjyq-babane-e-kandidates-se-psd-se"

Shqiperi

Gazeta Express

27/06/2025 18:34

I futi lekët në xhep, SPAK çon në gjyq babanë e kandidates së PSD-së

Shqiperi

Gazeta Express

27/06/2025 18:34

SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën, babanë e kandidates për deputete të PSD-së Limonera Bozha në Fier dhe Vladimir Lushkajn. 70-vjeçari Bozha akuzohet se bleu vota për vajzën.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme një rast për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit.SPAK thotë se janë marrë të pandehur Pandeli Bozha dhe Vladimir Lushkaj. Bozha akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, ndërsa Lushkaj për “Korrupsion pasiv në zgjedhje”.“Gjatë procesit hetimor, nga kqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet procedurale të autorizuara nga prokurori është dokumentuar një episod i datës 08.05.2025, rreth orës 10:00, kur shtetasi Pandeli Bozha ka shkuar në banesën e shtetasit Vladimir Lushkaj.Në këtë takim, Pandeli Bozha i ka futur në xhep një kartëmonedhë dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i sugjeruar emrin e kandidatit për të cilin duhet të votonte”, thuhet ne njoftimin e SPAK.