I dyshuari për vrasjen e vëllezërve ende s’është kapur, prokuroria jep detajet e fundit për rastin tragjik në Malishevë - Gazeta Express
string(117) "i-dyshuari-per-vrasjen-e-vellezerve-ende-seshte-kapur-prokuroria-jep-detajet-e-fundit-per-rastin-tragjik-ne-malisheve"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 13:44

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve ende s’është kapur, prokuroria jep detajet e fundit për rastin tragjik në Malishevë

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 13:44

Një rast tragjik ndodhi sot në fshatin Golluboc të Malishevës ku kanë mbetur të vrarë dy vëllezër.

Dorasi dyshohet të jetë dhëndri i tyre, i cili kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë gruan e tij.

Ai është arratisur dhe po kërkohet nga policia.

Lidhur me këtë rast për Gazetën Express ka folur Prokuroria Themelore në Gjakovë, e cila tha se të gjitha njësitë e nevojshme janë në vendngjarje dhe se është duke u bërë sigurimi i provave.

“Ju njoftojmë se në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme të policisë,  Kryeprokurori dhe Prokurori Kujdestar. Sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e provave në këtë çështje penale”, tha prokuroria.