I dyshuari për tri vjedhje të rënda në Prizren bie në duart e Policisë - Gazeta Express
string(70) "i-dyshuari-per-tri-vjedhje-te-renda-ne-prizren-bie-ne-duart-e-policise"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 16:42

I dyshuari për tri vjedhje të rënda në Prizren bie në duart e Policisë

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 16:42

Policia ka raportuar se sot kanë arrestuar një të dyshuar për tri raste të “Vjedhje e rëndë”.

32 vjeçari F.M. është intervistuar dhe më pas është ndaluar.

“Me datë 23.07.2025, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri kanë arritur të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar për tre vepra penale të natyrës “Vjedhje e rëndë”. Personi i dyshuar është F.M., 32 vjeç, nga Prishtina. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin nga prokurori përgjegjës, dhe i njëjti është dërguar në paraburgim. Veprimet hetimore janë zhvilluar në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, duke respektuar procedurat ligjore dhe standardet profesionale të Policisë së Kosovës.”