I dyshuari për plagosjen e zyrtarit të IPK-së, ende në kërkim - Gazeta Express
string(60) "i-dyshuari-per-plagosjen-e-zyrtarit-te-ipk-se-ende-ne-kerkim"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 9:03

I dyshuari për plagosjen e zyrtarit të IPK-së, ende në kërkim

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 9:03

Autoritetet kosovare janë ende në kërkim të të dyshuarit për plagosjen e një zyrtari të Inspektoratit Policor të Kosovës, rast ky që ndodhi mbrëmjen e së hënës te “Rruga B” në Prishtinë.

Bazuar në njoftimin zyrtar, i dyshuari është identifikuar, megjithatë ende nuk është kapur nga policia.

Raporti policor

Rr. “Jakov Xoxa”, Prishtinë / 23.03.2026 – 20:45. Njësitë policore i janë përgjigjur një rasti për të shtëna me armë zjarri dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë takuar viktimën mashkull kosovar, i cili ishte i plagosur. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar mashkull kosovar i cili ndodhet në kërkim policor. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

Advertisement
Advertisement
Advertisement