Një e mitur është plagosur në Vushtrri, pasi që një person shtiu me armë ndaj axhës së tij dhe familjes së tij.
Policia e Kosovës njofton se sipas ankuesit i dyshuari ka shtënë dy herë me armë ndaj tij dhe familjes e ku e plagosur mbeti e mitura, që rezulton të jetë vajza e vëllait.
I dyshuari është arratisur.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se në drejtim të tij dhe familjes së tij ka shtënë dy herë me armë i dyshuari mashkull kosovar, ku ka mbetur e plagosur në krah vajza e vëllait të ankuesit (e mitur). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim të policisë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë (pushkë 10-she) dhe 14 fishekë. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...