string(128) "i-dyshuar-per-vrasje-ne-tentative-policia-ne-peje-kerkon-bashkepunim-me-qytetaret-per-lokalizimin-dhe-arrestimin-e-ketij-personi"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 14:15

‘Vrasje në tentativë’, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit nga Strellci

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 14:15

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e një personi në atë rajon.

Sipas Policisë, i dyshuarit është Kujtim Alimusaj i lindur në fshatin Strellc i epërm në Pejë.

I njëjti sipas komunikatës kërkohet për veprën penale “Vrasje e mbetur nё tentativё”.

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 12 maj 2025

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• KUJTIM (Selim) ALIMUSAJ  i lindur me 25.07.1981 nё Fshatin Strellc i epërm-Pejё.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

• “Vrasje e mbetur nё tentativё”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

-192 dhe 080019999 (pa pagesë)

-039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

-E-mail adresa: [email protected]