I dhuroi veshkën për t’ia shpëtuar jetën – Selena Gomez s’e ftoi në dasmë?   - Gazeta Express
string(69) "i-dhuroi-veshken-per-tia-shpetuar-jeten-selena-gomez-se-ftoi-ne-dasme"

Yjet

Gazeta Express

08/10/2025 19:34

I dhuroi veshkën për t’ia shpëtuar jetën – Selena Gomez s’e ftoi në dasmë?  

Yjet

Gazeta Express

08/10/2025 19:34

Francia Raisa, aktorja e njohur që në vitin 2017 i dhuroi një veshkë Selena Gomez dhe i shpëtoi jetën, ka reaguar për herë të parë pas dasmës së yllit të muzikës me producentin Benny Blanco.

37-vjeçarja, e cila për vite me radhë është parë si një nga personat më të afërt me këngëtaren, u pyet nëse kishte marrë ftesë për dasmën, mes raportimeve për një ftohje të marrëdhënies së tyre.

“Jam shumë e lumtur për të. Shikoni… ajo ka një jetë dhe është tashmë miliardere! Jam mirënjohëse që munda ta bëja këtë për të”, tha Francia gjatë një interviste, duke iu referuar dhurimit të veshkës që i shpëtoi jetën Gomez.

Raisa theksoi se spekulimet për konflikte mes saj dhe Gomez janë thjesht “thashetheme”, duke nënvizuar se procesi i dhurimit të një organi nuk duhet parë si diçka që detyrimisht të lidh përjetësisht me dikë.

“Është një donacion, një akt human. Jam mirënjohëse që jam gjallë dhe mund të them se kam shpëtuar një jetë”, tha aktorja.

E pyetur për çfarë do t’u thoshte personave që mendojnë të dhurojnë organe, Raisa u shpreh se procesi është sfidues, sidomos për gratë, edhe pse nuk dha detaje se përse mund të jetë më i vështirë për to sesa për burrat.

Francia Raisa i dhuroi një veshkë Selena Gomez në vitin 2017, pasi këngëtarja ishte diagnostikuar me lupus, një sëmundje autoimune e rëndë.

Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, me raportime për tensione dhe mosmarrëveshje, por deklaratat e fundit të Raisa tregojnë se ajo e sheh me mirënjohje dhe krenari aktin e bërë për shpëtimin e jetës së shoqes së saj. /GazetaExpress/