Prej disa kohësh, modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda janë në një lidhje dashurie. Ata janë parë kudo së bashku, madje nuk na i kanë kursyer as momentet e ëmbla me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.
Mirëpo, së fundmi vërehet se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram” dhe kjo ka bërë që të lindin dyshimet e para për një krisje të mundshme të marrëdhënies së tyre.
Aktualisht, supermodelja po realizon një lojë për ndjekësit e saj dhe në kuadër të rregullave të lojës, personat që e realizojnë kanë follow vetëm faqet e bizneseve me të cilët bashkëpunojnë. Mirëpo kjo nuk mund të thuhet për futbollistin, për të cilin nuk dihet se çfarë e ka shtyrë drejt një veprimi të tillë.
Kujtojmë se i njëjti skenar u përsërit edhe më parë, kur ata e hoqën njëri-tjetrin nga “Instagrami”. Asokohe u tha se mes tyre ka patur disa debate xhelozie, por duket se dyshja i hodhi pas të gjitha dhe u rikthyen bashkë.
Ata e kaluan bashkë karantinën në shtëpinë e Erosit në Kroaci, madje disa kohë më parë u përfol se futbollisti bëri që Oriola të heqë dorë nga ëndrra amerikane.