I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, është aktualisht në një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem, konfirmoi për CNN një zyrtar izraelit me dijeni mbi çështjen.
Witkoff mbërriti në Izrael të enjten, një javë pasi SHBA u tërhoq nga bisedimet për armëpushim në Gaza, duke fajësuar Hamasin për negociata “me keqbesim”
Që atëherë, Hamasi ka marrë një qëndrim më të ashpër në negociata, ndërsa uria e përhapur ka kapluar enklavën.
Presidenti amerikan, Donald Trump të hënën tha se në Gaza ka “uri të vërtetë”, duke kundërshtuar deklaratat e mëhershme të Netanyahut, i cili këmbëngul se nuk ka uri.