I dërgonte video e foto intime nxënësve të saj 13-14 vjeçarë, e pëson rëndë mësuesja - Gazeta Express
string(83) "i-dergonte-video-e-foto-intime-nxenesve-te-saj-13-14-vjecare-e-peson-rende-mesuesja"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 16:06

I dërgonte video e foto intime nxënësve të saj 13-14 vjeçarë, e pëson rëndë mësuesja

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 16:06

Një mësuese zëvendësuese në SHBA, është prangosur pasi akuzohet se i dërgonte foto intime nxënësve të saj.

19-vjeçarja, Emily Jean Durden, akuzohet për tre akuza: shfaqje të materialëve të dëmshme ndaj të miturve dhe u akuza për shfrytëzim seksual të shkallës së dytë ndaj një të mituri.

Lexo Edhe:

Ky skandal është mësuar nga një prej prindërve të nxënësve, e cila e ka treguar rastin në drejtori. Pas verifikimeve dhe denoncimeve në polici, u vërtetua se mësuesja i kishte dërguar foto dhe video intime disa prej nxënësve, të moshave 13 dhe 14 vjeç.

Nga ana tjetër 19-vjeçarja e ka pranuar që ka dërguar foto e video intime dhe aktualisht mbahet në ambientet e paraburgimit nën një garanci prej 50 mijë dollarësh. Pritet që mësuesja ta paguajë këtë shumë dhe të lirohet, shkruajnë mediat.