I dënuari për vjedhje arratiset nga Burgu i Smrekonicës - Gazeta Express
string(55) "i-denuari-per-vjedhje-arratiset-nga-burgu-i-smrekonices"

Gazeta Express

01/12/2022 21:35

I dënuari për vjedhje arratiset nga Burgu i Smrekonicës

Gazeta Express

01/12/2022 21:35

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i dënuar, A.H., sot është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës.

Në njoftim u tha se mungesa e të dënuarit është vërejtur në ora 19:00, gjatë numërimit të të burgosurve.

Lexo Edhe:

“Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe Policia e Kosovës. A.H. po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, pasi ishte i dënuar me tre vite për veprat penale – vjedhje e rëndë dhe vjedhje”, thuhet në njoftimin e SHKK.

Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, ku mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit.