Një burrë 33-vjeçar nga Nebraska e Shteteteve të Bashkuara, i dënuar me vdekje për vrasjen e katër personave brenda dhjetë ditëve në vitin 2013, duket se e ka ende dikë në krah. Një grua 46-vjeçare nga Teksasi ka thënë se planifikon të martohet me të dënuarin me vdekje.
Megjithatë, gruaja e quajtur Dawn Arguello thotë se nuk është e lumtur që i dënuari Nikko Jenkins – për të cilin autoritetet thonë se i ka kryer vrasjet tri javë pasi ishte liruar nga burgu për plaçkitje dhe sulm – së voni e ka bërë “tattoo” emrin e saj në fytyrën e vet.
Ajo gjithashtu thotë se nuk është e kënaqur me mënyrën se si e kanë paraqitur mediet lokale partnerin e saj. “Nëse iu besoni medieve, ai është njeriu më i urryer në Nebraska”, tha ajo.
“Ai nuk është personi që e kanë paraqitur mediet. Ai është një enigmë. Ai ka ndjenja. Ai është shumë i ndjeshëm”, shtoi gruaja që po synon të martohet me të.
Sipas autoriteteve, Jenkins kishte marrë ndihmë nga anëtarët e familjes për vrasjen e katër personave. Ai i kishte bindur motrën dhe një kushërirë që t’i mashtronin dy burra duke premtuar shërbime seksuale, ndërsa më pas kishte shkuart vetë dhe i kishte qëlluar me armë në kokë.
Organet e drejtësisë e kanë dënuar këtë burrë më vdekje që në vitin 2017, por vendimi ende nuk është ekzekutuar, shkruan “Fox News”, transmeton Gazeta Express.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...