string(82) "i-denuar-perjete-gjendet-i-vdekur-ne-qeli-andon-mehillaj-familjaret-e-kane-helmuar"

Gazeta Express

03/02/2020 9:23

I dënuar përjetë, gjendet i vdekur në qeli Andon Mëhillaj! Familjarët: E kanë helmuar

Gazeta Express

03/02/2020 9:23

Është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Peqinit i dënuari Andon Mëhillaj, anëtar i grupit kriminal të Julian Sinanajt. Grupi kryente vrasje me pagesë, ndërsa lajmi për vdekjen e mistershme është zbuluar dje.

Dyshimet janë se Mëhillaj ka vdekur që ditën e shtunë. Mëhillaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe prej kohësh vuante nga depresioni. Mbi sëmundjen e tij, Mëhillaj konsumonte dhe disa ilaçe. Ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes së tij, por familjarët e Mëhillajt pretendojnë se ai është helmuar në burg.

Kujtojmë se Andon Mëhillaj pranoi në vitin 2016 se porositi vrasjen e Sokol Veizit në Vlorë, ndërsa një vit më bonë ai dhe 6 anëtarë të ‘bandës së tritolit’ të drejtuar nga Julian Sinanaj u akuzuan për 38 vepra penale, përfshi këtu vrasjen, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal, grabitjen, vepra terroriste etj. Gjykata e dënoi kësisoj Mëhillajn me burg përjetë./Express