I dënuar për plagosje të rëndë, ndërron jetë 36-vjeçari i burgosur në burgun e Lezhës (EMRI) - Gazeta Express
string(89) "i-denuar-per-plagosje-te-rende-nderron-jete-36-vjecari-i-burgosur-ne-burgun-e-lezhes-emri"

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2025 18:38

I dënuar për plagosje të rëndë, ndërron jetë 36-vjeçari i burgosur në burgun e Lezhës (EMRI)

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2025 18:38

Një i burgosur, 36-vjeç, është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të mërkure në ambientet e burgut të Lezhës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bëhet me dije se i burgosuri, Allush Hysa, ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.Hysa rezulton i arrestuar që prej vitit 2014 për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”, ndërsa që prej 2021 ai vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”.NjoftimiNë Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë, mëngjesin e sotëm, më datë 25.06.2025, rreth orës 07:00, është konstatuar pa puls i dënuari Allush Hysa, i datëlindjes 12.09.1989.I dënuari ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5 dhe vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”, që nga data 27.11.2021, në zbatim të vendimit gjyqësor. Ai ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.Referuar dosjes, Hysa ishte arrestuar më 23.01.2014 për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.Menjëherë pas konstatimit të mungesës së shenjave jetësore, janë njoftuar SHKBSB, Prokuroria e Rrethit, komisariati i Policisë dhe familjarët.Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllime familjes Hysa.