I dënuar për mashtrim financiar, 35-vjeçari turk arrestohet në doganën e Morinës, do të ekstradohet dret Turqisë - Gazeta Express
string(110) "i-denuar-per-mashtrim-financiar-35-vjecari-turk-arrestohet-ne-doganen-e-morines-do-te-ekstradohet-dret-turqise"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 15:09

I dënuar për mashtrim financiar, 35-vjeçari turk arrestohet në doganën e Morinës, do të ekstradohet dret Turqisë

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 15:09

Një 35-vjeçar turk, i dënuar me 4 vjet burg për mashtrim financiar, është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Kadir Kuçukologun, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke për veprën penale të “vjedhjes me anë të mashtrimit duke përdorur sisteme elektronike të përpunimit të të dhënave”. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Lartë për Krime në qytetin Karsikaya në Turqi.

Falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare në Morinë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, u bë i mundur arrestimi i tij.

Pas kapjes, ndaj Kuçukologut është caktuar masa e arrestit me qëllim ekstradimin drejt Turqisë.

Interpol Tirana është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet turke për finalizimin e procedurave ligjore.

Njoftimi i policisë së Shqipërisë:

Morinë, Kukës

I dënuar nga autoritetet gjyqësore turke, me 4 vjet burgim, për vjedhje me anë të mashtrimit, kapet në tentativë për të hyrë në Shqipëri, 35-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kufitare dhe për parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, kanë siguruar informacion për një shtetas në kërkim që po tentonte të hynte në Shqipëri.

Si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare, me shërbimet e DVP Kukës, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk Kadir Kuçukologu, 35 vjeç, banues në Turqi.

Nga verifikimet rezultoi se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Gjykata e Lartë për Krimet në Karsikaya, Turqi, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me anë të mashtrimit duke përdorur sisteme elektronike të përpunimit të të dhënave, bankë ose institucion huadhënës”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Turqi, vijon procedurat për ekstradimin e shtetasit Kadir Kuçukologu.