Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunalet Penale ka refuzuar kërkesën për lirim të parakohshëm të Mico Stanishiq, ish-Ministër i Brendshëm i Republikës Srpska.
Vendimi thotë se nuk ka kushte për miratimin e kërkesës.
Stanishiq u dënua me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitin 1992.
Ai akuzohet për pjesëmarrje në një ndërmarrje të përbashkët kriminale që synonte largimin e përhershëm të boshnjakëve, kroatëve dhe popullatave të tjera jo-serbe nga territori i “shtetit të planifikuar serb” në Bosnjë dhe Hercegovinë.