I dënuar në Itali me 7 vite burg, arrestohet në Shijak 39-vjeçari - Gazeta Express
string(64) "i-denuar-ne-itali-me-7-vite-burg-arrestohet-ne-shijak-39-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 10:50

I dënuar në Itali me 7 vite burg, arrestohet në Shijak 39-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 10:50

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në fshatin Hardhisht, Shijak, në kuadër të operacionit “Operacionalja 57”.

I arrestuari, Fatjan Stafa nga Durrësi, është dënuar nga Gjykata e Apelit në Firence me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që trafikonte drogë.

Ai do të ekstradohet drejt Italisë, ndërsa procedurat janë në vijim nga Interpol Tirana.