Një shtetas nga Kosova është arrestuar në Morinë. 34-vjeçari rezulton i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg nga autoritetet holandeze, për veprat penale “Pastrimi i parave” dhe “Posedimi i lëndëve narkotike të forta”.
I riu u kap në Morinë në tentativë për të hyrë në Shqipëri.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Holandë, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.