string(88) "i-denuar-ne-angli-per-shtepi-bari-shqiptarit-i-sekuestrohen-500-000-euro-pasuri-ne-kamez"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 14:50

I dënuar në Angli për “shtëpi bari”, shqiptarit i sekuestrohen 500.000 euro pasuri në Kamëz

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 14:50

Pasuria që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i kultivimit të bimëve narkotike me llamba në Mbretërinë e Bashkuar, i është sekuestruar një personi, të identifikuar si Bujar Lleshi në Tiranë.

Policia bën me dije se si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, u sekuestrua pasuri me vlerë rreth 500.000 euro, ndërsa pronari i tyre rezulton i dënuar në Mbretëri të Bashkuar.

Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij. Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 000 euro, që ndodhen në Kamzë, janë: 1 objekt banimi; 2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”; 1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve”, informon policia.

Sekuestro u vendos pas hetimeve në bazë të një procedimi të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Po ashtu vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi. 

aaaaa