string(70) "i-denuar-me-14-vjet-burg-ekstradohet-ne-itali-shqiptari-i-shumekerkuar"

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2024 14:40

I dënuar me 14 vjet burg, ekstradohet në Itali shqiptari i shumëkërkuar

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2024 14:40

Një 48 vjeçar shqiptar i dënuar në Itali, me mbi 14 vjet burgim, për trafikim të kokainës është ekstraduar.

Gjykata e Novarës, e ka dënuar me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga ky dënim, 48 vjeçarit i duhet të vuajë dhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Armand Dani alias Armand Isaj, në bashkëpunim me të tjerë, siguronte lëndë narkotike kokainë në vende të tjera (kryesisht në Holandë), për ta shitur në Itali. Në vitin 2017, në banesën e 48-vjeçarit, Policia italiane gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kokainë.