Arrestohet në fshatin Gjormë 50 vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2013 Gjykata e Imperias në Itali e ka dënuar me 11 vite e 5 muaj burg për veprën penale “Vjedhje”.
50-vjeçari banues në fshatin Gjormë u arrestua me qëllim ekstradimin e tij në Itali.
Njoftimi i policisë:
Kurbin / Finalizohet nga Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Gjormi”.
I dënuar me 11 vite e 5 muaj burg për vjedhje në Itali, lokalizohet dhe kapet në Kurbin 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.
Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Gjormi”, si rezultat i të cilit u kap në fshatin Gjormë, shtetasi A. (D).P. 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë.
Këtë shtetas, Gjykata e Imperias / Itali, me vendim penal në vitin 2013, e ka dënuar me 11 vite e 5 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Arrestimi i tij, u bë i përkohshëm me qëllim ekstradimi në shtetin italian, ku vijojnë procedurat nga Interpol Tirana.
Materialet procedurale të arrestimit, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
aaaaa