Më 23.04.2025, në ora 21:20, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria V.K. (51) nga Kumanova.
Gjatë një kontrolli të komunikacionit rrugor, policia ka ndaluar një veturë të tipit “Mercedes” me targa të Kumanovës, e cila drejtohej nga ai, dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, konkretisht i janë matur 2.05 promila alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.